Alexandre Pato, një nga emrat më të dashur për tifozët e Milanit, ka shprehur sërish mallin e tij për klubin ku shpërtheu në skenën europiane. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, braziliani ka deklaruar:
"Më mungon ‘San Siro’, më mungon Milani. Do të jepja gjithçka për ta veshur sërish atë fanellë. Do të më mjaftonin 6 muaj për ta kthyer gjithë dashurinë që kam ndier gjithmonë dhe për ta ndihmuar klubin".
Por ju e keni mbyllur me futbollin, apo jo?
Ndeshja ime e fundit ishte më 21 shtator 2023, por vazhdoj të stërvitem vetë. Do të kthehesha vetëm për Milanin. Kam pasur shumë eksperienca në karrierë; disa të bukura, disa zhgënjyese. Kam gëzuar, kam vuajtur, kam mësuar.
Kam evoluar si njeri, jo vetëm si futbollist. Sot i shoh gjërat ndryshe, por dëshira për ta veshur sërish fanellën e Milanit është e sinqertë, ndaj do ta bëja me përkushtim maksimal dhe seriozitet të plotë.
Çfarë mendoni për emërimin e Ancelottit si trajner i Brazilit?
Jam shumë i lumtur dhe shpresoj ta takoj. Ka një grup lojtarësh shumë të mirë në dispozicion, por do t’i duhet ndihma e të gjithëve. Me Carlo kemi shpresë të fitojmë Kupën e Botës së ardhshme