Duhesh me mund Serbinë, kërkesë speciale për Berat Gjimshitin

- Bota Sot

Duhesh me mund Serbinë, kërkesë speciale për Berat Gjimshitin

Berat Gjimshiti e ka vizituar sot Komunën e Bujanocit, ku është pritur nga kryetari i saj, Arbër Pajaziti.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare e bëri një premtim të madh kur atij ia bëri një kërkesë speciale i pari i Bujanocit.

“Duhesh me mujt Serbinë”, i tha Pajaziti mbrojtësit të Atalantas.

“Me kësmet. Do Zoti”, iu përgjigj qendërmbrojtësi shqiptar nga Lugina pasi e mori mirënjohjen nga kryetari Pajaziti për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare” në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.



Lexoni të gjitha në Bota Sot