Presidenti i Rayo Vallecanos: Cristiano Ronaldo? Do ta sillja në krahë nga Arabia

- Bota Sot

Presidenti i Rayo Vallecanos: Cristiano Ronaldo? Do ta sillja në krahë nga Arabia

Jo, sipas të gjitha gjasave e ardhmja e Cristiano Ronaldos nuk do të jetë në Rayo Vallecano, nëse dikush prej jush keni dyshime.

Kësaj pyetjeje i është përgjigjur presidenti i klubit iberik, Raúl Martín Presa, i cili, për të mos gabuar, është përgjigjur me tone të shakasë në “Radio Marca”.

“Nëse do të jetë në dispozicion, do të shkoj në Arabinë Saudite dhe do ta sjell në Spanjë me krahët e mi”, deklaroi fillimisht ai.

Një përgjigje simpatike, e cila i reflekton ambiciet e skuadrës e cila në këtë sezon e siguroi një kualifikim historik evropian (në Ligën e Konferencës) përkundër faktit se nuk u bënë investime gjatë verës së kaluar.

“E kemi arritur një mrekulli pa e shpenzuar asnjë euro”, vazhdoi ai.

Ndërkohë, Ronaldos do t’i skadojë kontrata me Al Nassr dhe postimi i tij i fundit la të nënkuptohet se eksperienca e tij me klubin nga Saudi Pro League ka marrë fund.

Flitet se 40 vjeçari do të transferohet në një ekip i cili do të luajë në Botërorin e Klubeve.

Më pak i mundshëm duket rikthimi i tij në futbollin evropian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot