Liverpuli mungon

- Bota Sot

Liverpuli mungon

Vetëm pak ditë pasi Virc preferoi që të transferohej në “Anfield Road” edhe pse u “josh” për një kohë të gjatë nga Bajerni i Mynihut, shefi i i ekzekutivit i skuadrës bavareze duket se nuk ka kapërdirë refuzimin.

Në një intervistë për mediet gjermane Jan-Kristian Dresen foli për këtë dështim në merkato me shumë qetësi.

“Bajerni është njëri prej klubeve më të mira të globit. Ne kemi shumë tifozë në katër cepat e botës dhe gjithashtu jemi një destinacion mjaft i pëlqyer për lojtarët më të mirë. Mendoj se sa i përket transferimit të Virc është shkruar më shumë se çfarë është thënë”, tha 57-vjeçari.

Ai surprizoi të gjithë duke thënë se ishte mjaft komod edhe pse kishte humbur një garë të rëndësishme në merkato. “Shumë skuadra të tjera të mëdha kanë qenë dhe do të jenë në pozitat tona.

Por ky fakt nuk ndryshon asgjë sa i përket statusit tonë. Bajerni është një klub ku në të gjitha sezonet lufton në të gjitha kompeticionet për të fituar.

Fakti që ne jemi pjesë e Kupës së Botës për Klube tregon shumë mbi statusin e klubit”, komentoi Dresen, për kompeticionin më të ri të organizuar nga FIFA, e cila i jep fitueses deri në 125 milionë euro.  

Më tej Dresen intensifikon sulmin duke evidentuar faktin se jo të gjitha skuadrat janë pjesë e këtij kompeticioni.

Siç dihet FIFA ka seleksionuar ekipet pjesëmarrëse në bazë të disa kritereve, të cilat përfshijnë arritjet e ekipeve në katër sezonet e fundit. “Klubet më të mira Europiane do të jenë pjesë e Botërorit për Klube dhe këtu futet edhe Bajerni.

Mund të shikoni cila prej skuadrave marrin pjesë dhe cilat jo”, tha Dresen duke evidentuar faktin se skuadra  e ardhshme e Florian Virc, Liverouli, nuk mundi të kualifikohej në këtë event. Premier Liga përfaqësohet nga Mançester Siti (si fituese e Champions League 2023) dhe Çelsi (fituese e Champion në 2021).



Lexoni të gjitha në Bota Sot