Legjenda e futbollit të Kosovës, Sahit Kelmendi, ka qenë pikë e zezë për serbët që nga rasti i Paraqinit më 3 shtator të vitit 1987, nga rasti i patriotit Aziz Kelmendi.
Regjimi kriminal ish jugosllav dhe serb e akuzonte Aziz Kelmendin se ka vrarë katër ushtarë ish jugosllavë.
Sahit Kelmendi nga rasti i Paraqinit urrehej fort nga serbët dhe qarqet ish jugosllave.
Kelmendi si gjithmonë kokëfortë nuk mërzitej për këtë punë, bile kishte kohë që e duronte një provokator si Millosh Driziqin që nga Radniçki i Nishit kishte kaluar në Sutjeskë të Nikshiqit pastaj në Rad të Beogradit.
Kelmendi i humbi durimin në Beograd pikërisht më 19 mars të vitit 1988, ishte ditë e shtunë, në mesditë!
Fyerjet dhe provokimet e Driziqit morën fund, Kelmendi e nokautoi atë në tokë dhe në atë tollovi të madhe ku kërcasin grushtet e shqelmat në mes të Beogradit morën pjesë në rrahje edhe Xhevdet Muriqi e Abdyl Bellopoja.
Të rrethuar nga futbollitët e Radit, kjo treshe Kelmendi, Bellopoja e Muriqi, fare nuk u frikësuan por i dhanë atë që merituan disa provokuesve.
Milloshi për këtë arsye nuk do të harrojë kurrë Sahit Kelmendin!
Sahit Kelmendi sot të trajtohet më mirë.
Sahit Kelmendi sot meriton një film dokumentar.
Sepse futbolli në atëkohë ka qenë më shumë se futboll.
Sahit Kelmendi ka shumë raste që u ballafaqua me regjimin ish jugosllavë, nga rasti i Osijekut me Shmudllën, me Driziqin në Beogrard, e ftuan në bisedë informative si kapiten për ndeshjen Prishtina – Çeliku e shumë raste tjera.
Legjenda jonë meriton një film dokumentar për të pa rinia jonë rrugëtim e asaj kohe në futbollin ish jugosllav, për provokimet e shumta.