Një emër i madh i futbollit vizitoi shtetin e Kosovës. Ndryshe është dhëndrri i Kosovës.
Është fjala për futbollistin e njohur Karim Adeyemi.
Vizita e tij në Kosovë ka tronditur mediat në Serbi.
Karim Adeyemi - djathtas
Karim Adeyemi ka treguar zemër të madhe duke bërë shqiponjën dykrenare dhe është fotografuar para para stemës së bukur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Media serbe si pula pa kokë iu sulen emrin të madh të futbollit botëror sepse e nderoi shtetin e Kosovës dhe stemën e ushtrisë
më të lavdishme në botë.
“Karim Adeyemi, futbollist i Borussia Dortmund, shkaktoi një skandal të madh pasi bëri një foto para monumentit të UÇK-së, dhe me atë rast lojtari i kombëtares gjermane bëri shqiponjën dykrenare.
Adeyemi është aktualisht një nga futbollistët më të mirë gjermanë.
Ai është anëtar i Borussia Dortmund, dhe është gjithashtu pjesë e kombëtares gjermane, për të cilën ka luajtur gjashtë ndeshje deri më tani
Adeyemi ndodhet aktualisht në Kosovë, nga është e dashura e tij Loredana Zefi”, shkarravit mes të tjera mediumi serb “Blic”.
“Futbollisti gjerman Karim Adeyemi padyshim do të hyjë në listën e njërit prej sportistëve më të urryer kur bëhet fjalë për publikun në Serbi”, e sulmon media tjetër serbe “Telegraf”
“Kurir” ka shkarravitur kësisoj: “Futbollisti i Borussia Dortmund dhe lojtari i kombëtares gjermane, Karim Adeyemi, ka qenë këto ditë në Kosovë me gruan e tij Loredana Zefi.
Loredana ka lindur në Luzern, por familja e saj është me origjinë nga Ferizaj, kështu që reperja kontroverse me origjinë shqiptare vendosi të vizitojë Kosovën me burrin e saj.
Një foto është shfaqur në rrjetet sociale që tregon lojtarin e kombëtares gjermane duke bërë shqiponjën dykrenare dhe duke pozuar para një monumenti të UÇK-së“.