Mesditën e kësaj të enjte janë grumbulluar reprezentuesit e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Shkup për dy ndeshjet e muajit qershor kundër Belgjikës dhe Kazakistanit të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026.
Milevski për këto dy ndeshje ka një emër të ri në radhët e veta, ku i ftuar për herë të parë është Stefan Despotovski.
Ndërkohë Lirim Qamili, Darko Vellkovski dhe Nikolla Serafimov nuk kanë arritur ti bashkohen këtij grumbullimi për shkak lëndimeve dhe do të mungojnë për këto dy ndeshje të Maqedonisë.
Të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit nga sot të startojnë me seancë stërvitore, ndërsa ndeshjen e parë do ta luajnë ndaj Belgjikës me 6 qershor në arenën “Todor Proeski” në Shkup, teksa tre ditë më vonë në Astana do të përballen me Kazakistanin.