Trajneri i Chelseat: Me kaq shumë lojtarë të rinj kemi arritur objektivin tonë

- Bota Sot

Trajneri i Chelseat: Me kaq shumë lojtarë të rinj kemi arritur objektivin tonë

Trajneri i Chelsea-s, Enzo Maresca është shprehur tejet i lumtur me trofeun e Ligës së Konferencës.

‘Blutë’ e Londrës të mërkurën mbrëma mundën Real Betisin, me rezultat 4-1, në finalen e kësaj garë evropiane.

“Është një gëzim i madh të jesh këtu”, tha Maresca.

“Me kaq shumë lojtarë të rinj kemi arritur objektivin tonë. 

Gjithashtu kemi arritur edhe kualifikimin për Ligën e Kampionëve.

Kjo tregon përkushtimin dhe rritjen e këtij grupi”, theksoi ai.

Sa i përket pritshmërive për sezonin e ardhshëm, Maresca u shpreh optimist.

“Ne jemi padyshim gati për Ligën e Kampionëve. Na pret një pushim dhjetëditor përpara se të nisim përgatitjet në Amerikë”, përfundoi strategu italian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot