Interi nuk ka besim se Kristjan Asllani mund të luajë si titullar i përhershëm në Milano, kështu që po negocion shitjen e tij me qëllim blerjen e një lojtari tjetër.
Sipas mediave italiane, zikaltrit i kanë ofruar shqiptarin Lazios për të transferuar yllin Nicolo Rovella, një nga më të kërkuarit në kampionatin italian.
Bashkë me Asllanin, “paketa” e Interit për Rovella përfshin edhe disa milionë euro. Claudio Lotito deri tani e ka refuzuar ofertën. Interi po ndjek edhe emra si Samuele Ricci dhe Morten Frendrup.
Klubi zikaltër i ka premtuar trajnerit Inzaghi se asnjë yll nuk do të largohet në merkaton e verës, për ta bindur që ky i fundit të mos pranojë ofertën “monstruoze” nga Arabia Saudite.