Prishtina 01 dhe Drenica përballen në finalen e madhe të futsallit

- Bota Sot

Prishtina 01 dhe Drenica përballen në finalen e madhe të futsallit

FC Prishtina 01 është skuadra e dytë finaliste e këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futsall, shkruan KosovaPress.

Pas fitores në ndeshjen e parë, FC Prishtina 01 ka konfirmuar kalimin në finale duke triumfuar edhe në takimin e dytë gjysmëfinal ndaj FC Mabetex Prishtina, me rezultat 5-2.

Më herët, finalen e kishte siguruar FC Drenica, që eliminoi FC Vjosën pas dy fitoreve në serinë gjysmëfinale.

Tashmë gjithçka është gati për finalen e madhe ndërmjet FC Drenicës dhe FC Prishtina 01 – dy prej skuadrave më të konsoliduara të edicionit 2024/25.

Përballja për titull pritet të ofrojë duele cilësore dhe emocione të mëdha për adhuruesit e futsallit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot