Jon Hoti është dënuar me 24 vjet e 6 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Pejë, për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës.
Hoti i cili pranoi fajësinë në seancën e parafundit, privoi nga jeta dy kushërinjtë nëntorin e vitit të kaluar,
E babai i Rexhepit, Ramadan Shlivova tha se nuk pajtohet asesi me vendimin e gjykatës, që dorasi i djalit të tij, të dënohet vetëm me 24 vjet burgim.
Ai tha se ka pritur që personi që ia vrau djalin, të dënohet me burgim të përjetshëm.
“I dyshuari ka pranuar fajësinë. Shumë pak është dënuar. Sepse janë dy raste, nuk është vetëm një rast. S’jam dakord, por kështu e ka vendosur gjykata dhe po e lëm kështu. Unë kam prit burgim të përjetshëm”, tha ai.
Ndërsa tha se nuk kanë pasur kontakt me familjen e dorasit. Ai thotë se nuk kanë pasur probleme me ta.
“S’kemi pasur kontakt. Vetëm rastësisht vet i ka thirr, vet i ka vra. S’ka pasur grindje s’kemi pasur më herët asgjë më ta. Vet i ka thirr vet i ka vra. S’kanë pasur komunikim. I ka thirr hajde pijmë kafe aty për aty ka ndodh”, tha ai.
Teksa largohej i pakënaqur me këtë vendim, flet për djalin të cilin se ka më.
“Unë s’jam dakord me këtë gjykatë personalisht. Ma ka dëmtu djalin më të mirin. S’ka pas asi djali. Ka qenë i sjellshëm. ka qenë djal i shkëlqyeshëm. Qysh e ka mashtru ai , ai e di. Me revole të babës i ka vra. Tmerr ka bërë“, tha ai