Barcelona nxjerr në shitje titullarin e skuadrës

- Bota Sot

Barcelona nxjerr në shitje titullarin e skuadrës

Marc-Andre ter Stegen nuk është më i paprekshëm te Barcelona. Klubi katalanas po tenton me çdo kusht transferimin e portierit Joan Garcia nga Espanyol.

Kjo lëvizje sjell probleme të mëdha për gjermanin, i cili nuk e ka të sigurt vendin e titullarit.

Për shkak të moshës dhe pagës së lartë, Ter Stegen pritet të shitet nga Barcelona.

Deri tani ai ka qenë portieri titullar i padiskutueshëm për Barçën, por nëse vjen oferta e duhur, Laporta është gati ta shesë.

Potenciali i portierit Joan Garcia është garancia e Barcelonës për të ardhmen. Stafi katalanas është i bindur se portieri i ri, i cili ka shkëlqyer këtë sezon, është gati të marrë përsipër rolin si titullar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot