Emri i madh i futbollit botëror që zbarkoi në Kosovë në vitin 2000

- Bota Sot

Emri i madh i futbollit botëror që zbarkoi në Kosovë në vitin 2000

Legjenda e futbollit të Danimarkës, Brian Laudrup, zbarkoi në Kosovë në vitin 2000, një vit pas luftës.

Ish futbollisti i spikatur i Bayern Munihut, Brondby-it, Rangers-it, Chelsea-t, Ajax-it, Copenhagen-it etj. kishte pa nga afër shtetin e Kosovës.

Ish futbollisti i shquar Tahir Ahmeti ka publikuar një fotografi interesante të ish reprezentues të madh danez.

“Viti 2000, Dragodan – fusha e KF 2 Korrikut.

Brian Laudrup, ish-futbollisti i mirënjohur dhe Ambasador i Paqes i UNICEF-it, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Unë dhe Skenda, si pjesë e stafit të UNICEF-it, bashkë me Arsim Thaqin, atëherë trajner në KF 2 Korriku!”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.



Lexoni të gjitha në Bota Sot