Çfarë nënkupton himni i Ligës së Kampionëve që sjellë emocione të mëdha?

- Bota Sot

Çfarë nënkupton himni i Ligës së Kampionëve që sjellë emocione të mëdha?

Paris-Saint-Germain dhe Interi do të ballafaqohen sonte në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih, finale kjo nga e cila do të dal kampioni i ri i Evropës për klube, shkruan kp.

Natyrisht se kjo ndehsje pritet të dhurojë emocion të mëdha për 90 minuta, nëse kaq mjaftojnë, por dihet që këto emocioni nisin që nga momenti kur edhe nis intonimi i himnit të kësaj gare, që për adhuruesit e futbollit sjellë ndjenjë të veçantë.

Por, çfarë dimë për këtë himn?

Himni i Ligës së Kampionëve të UEFA-s është një nga simbolet më të njohura dhe të fuqishme të futbollit evropian. Ai është kompozuar nga Tony Britten në vitin 1992 dhe bazohet në një pjesë të veprës "Zadok the Priest" nga George Frideric Handel, një kompozitor i shekullit të 18-të. Himni është shkruar në gjuhët zyrtare të UEFA-s: anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Teksti kryesor i himnit:

These are the champions,

The best, the greatest teams,

The main event.”

(Këta janë kampionët,

Më të mirët, skuadrat më të mëdha,

Ngjarja kryesore

Himni përfaqëson lavdinë, madhështinë dhe prestigjin e Ligës së Kampionëve. Ai është një himn ceremonial, që i jep peshë emocionale dhe një ndjesi solemniteti ndeshjeve. Ka për qëllim të nderojë elitën e futbollit europian – skuadrat më të mira që kanë arritur të kualifikohen në këtë kompeticion të jashtëzakonshëm.

Kur luhet para çdo ndeshjeje, ai nxit emocion, krenari dhe pritshmëri, si për lojtarët ashtu edhe për tifozët. Në thelb, është një festim i ekselencës sportive dhe garës së ndershme në nivelin më të lartë të futbollit klubor në Evropë.

Në një farë mënyre, ai është "himni kombëtar" i futbollit evropian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot