Thuram nuk i frikësohet parisienëve

- Bota Sot

Thuram nuk i frikësohet parisienëve

Marcus Thuram nuk e quan Interin të pathyeshëm, por e di që në këtë finale mund të thotë fjalën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve.Me Barcelonën keni përjetuar emocione të jashtëzakonshme.

Nuk është se pas një ndeshjeje të tillë ndiheni të pamposhtur?

PSG-ja është një skuadër me qarkullim topi si Barcelona. E prisni një ndeshje të tillë?

Nuk e di nëse do të jetë ndeshje e njëjtë.

Sigurisht që PSG-ja ka dëshirë për të mbajtur topin në qarkullim dhe është një klub taktikisht shumë i fortë dhe me një trajner të zotin dhe futbollistë të shkëlqyer.

Do të jetë një ndeshje e vështirë.

Me Lautaron keni krijuar një dyshe të bukur. Mendon se ke ardhur në momentin më të mirë të karrierës?

Nuk e di nëse jam në momentin më të mirë të karrierës sepse nuk e di çfarë parashikon e ardhmja. Sigurisht që kam kaluar një sezon të mirë dhe Lautaro më ka ndihmuar shumë. Jam i lumtur dhe krenar për këtë skuadër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot