Kontrata e Alegrit me Milanin, trajneri nuk i kërkoi Tares bonusin

- Bota Sot

Kontrata e Alegrit me Milanin, trajneri nuk i kërkoi Tares bonusin

Masimiliano Alegri pranoi t’i bashkohej projektit të ri të Milanit dhe u zyrtarizua në stolin e kësaj skuadre.

Dhe sipas mediave italiane, sintonia me Igli Taren ka qenë e menjëhershme pasi mes të dyve ka një respekt të ndërsjellë dhe të njëjtën metodikë pune.

Kjo shihet që te kontrata e nënshkruar mes palëve, me Alegrin i cili bëri një gjest shumë domethënës në negociatat me drejtorin sportiv shqiptar.

Sipas mediave italaine, në marrëveshjen që Alegri ka nënshkruar me Milanin, nuk figuron bonusi që kërkojnë të gjithë trajnerët për sigurimin e një vendi në Ligën e Kampioneve.

Trajneri ka kërkuar dhe ka siguruar vetëm atë për fitoren e titullit kampion, por jo për sigurimin e Champions.

Kjo, pasi është dashur që së bashku me Taren të jepet një mesazh i qartë për ekipin, që për një klub si Milani, Champions është detyrim dhe nuk duhet të shihet si një arritje, pasi ky klub i përket një turneu të tillë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot