Interi vendos rekord

- Bota Sot

Interi vendos rekord

Interi i beson eksperiencës për të fituar finalen e Ligës së Kampioneve. Inzagi ka vendosur rekord të ri në historinë e finaleve, pikërisht para ndeshjes me PSG-në.

Interi është skuadra e parë, që e nis finalen me tre lojtarë mbi moshën 36 vjeç.

Bëhet fjalë për Açerbin, Mkitarjan dhe Somer.

Ndërkohë e gjitha skuadra është me moshën mesatare 30 vjeç dhe 242 ditë. Ky ekip është i treti me moshën mesatare më të madhe, pas Milanit të vitit 2007 dhe Juventusit të vitit 2017.



Lexoni të gjitha në Bota Sot