Të premten pasdite, skuadra kombëtare gjermane nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsman (37) përfundoi seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për “Final Four” të Ligës së Kombeve.
Rreth 4000 spektatorë kanë ndjekur stërvitjen e parë të Gjermanisë.
Gjithçka ka qenë entuziaste, deri në momentin kur dëmtimi i një sulmuesi ka bërë me dhembje koke trajnerin Nagelsman.
Ylli i Maincit, Xhonatan Burkardt (24), u detyrua ta përfundonte seancën para kohe. Pas një dueli në një ndeshje stërvitore, ai u largua nga fusha duke çaluar.
Sipas “Bild” ai ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë.
Ndërsa shokët e tij të ekipit ishin ende të zënë duke dhënë autografe, Burkardt hipi me vështirësi në një makinë autobusi dhe u largua nga fusha e stërvitjes dukshëm i tronditur. Sulmuesi, i cili fillimisht nuk u përfshi në skuadrën provizore të Gjermanisë, u nominua vetëm të martën – si zëvendësim për të lënduarin Angelo Shtiler (24), i cili kishte pësuar një dëmtim të ligamenteve.