Zhgënjimi

- Bota Sot

Zhgënjimi

Interi është mposhtur me goleadë 5:0 në finalen e Ligës së Kampionëve.

Nikolo Barela nuk e fsheh zhgënjimin e tij.

Mesfushori italian ka thënë pas ndeshjes se ekipit i mungoi zemra në fushë, e cila sipas tij është më e rëndësishme se sa taktikat.

“Përpiqem ta mbaj veten, por jemi shumë të zhgënjyer. Imazhi që mbetet e fshin pak rrugëtimin që kemi bërë. Në jetë dhe në futboll ka momemte finale.

Objektivi është gjithmonë që ta dërgojmë Inerin aty ku ai meriton të jetë. E kemi arritur finalen  2 herë, fatkeqësisht nuk e fituam. Ndonjëherë merr një shuplakë.

Lodhja nuk është një justifikim në finale.

Përshtypja është se ata e donin më shumë (trofeun) dhe ky është zhgënjimi më i madh. Zemra është shumë më e rëndësishme se sa taktikat dhe sot kjo na mungoi”, ka deklaruar Nikolo.Barela.



Lexoni të gjitha në Bota Sot