Kombëtarja U-16 nis grumbullimin të hënën, trajneri Tedesco fton 21 lojtarë

- Bota Sot

Kombëtarja U-16 nis grumbullimin të hënën, trajneri Tedesco fton 21 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-16 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Bullgarisë, të cilat do të luhen në stadiumin “Niko Dovana” më 5 dhe 8 qershor.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco do të nisin grumbullimin më 2 qershor, ndërsa tekniku italian ka përzgjedhur 21 lojtarë për këto dy përballje.

Nga këta, 10 futbollistë vijnë nga klube të kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen me skuadra jashtë vendit.

Shqipëria U-16 do të luajë sfidën e parë më 5 qershor në orën 17:30, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet më 8 qershor në orën 10:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot