Foda e ka përzgjedhur edhe listën e zgjeruar, katër prej tyre janë nga Superliga e Kosovës

- Bota Sot

Foda e ka përzgjedhur edhe listën e zgjeruar, katër prej tyre janë nga Superliga e Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares A të Kosovës, Franco Foda, në konferencën për media të mbajtur sot, ka folur për grumbullimin e radhës të Dardanëve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Armenisë (6 qershor) dhe Komoreve (9 qershor).

Ai theksoi rëndësinë e këtyre sfidave si pjesë e përgatitjeve për ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2026, i cili nis në muajin shtator.

Përpos listës së plotë, Foda ka publikuar edhe një listë të lojtarëve ‘rezervë’ të cilët janë në pritje të ftohen nëse ndodh ndonjë lëndim.

Nga 10 futbollistë që janë në Listën e Pritjes katër prej tyre janë nga Superliga e Kosovës.

Portieri Ilir Avdyli nga Malisheva, dy talentët e Llapit, Elvir Gashijani dhe Arianit Hasani si dhe top mbrojtësi i Prishtinës, Roni Raçi.

Në listë janë edhe emra si Art Smakaj, Qëndrim Zyba, Kreshnik Krasniqi, Leard Sadriu dhe Astrit Selmani.

Stërvitja e parë e Kombëtares për këto dy sfida do të zhvillohet sot në orën 17:00 në Kampin Nacional në Hajvali.



Lexoni të gjitha në Bota Sot