Odirah Ntephe është zyrtarisht largimi i dytë nga Vora.Klubi e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale mbylljen e bashkëpunimit.
Ndër të tjera, mesfushorin e falenderojnë për kontributin dhe i urojnë suksese për të ardhmen.
Rikujtojmë që ditën e djeshme u largua edhe mesfushori Gresild Lika.
"Futboll Klub Vora njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Odirah Ntephe.
Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi.
Falenderojmë Ntephen për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij", njofton klubi.