Pas një aventure 2-vjeçare në kampin e Elbasanit, Edon Hasani ka konfirmuar lamtumirën e tij nga klubi.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, mesfushori 33-vjeçar është shprehur se nuk do të jetë më pjesë e verdhebluve.
“Kjo fanellë ka qenë pjesë e përpjekjes time për të dhënë më të mirën.
Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por çdo ditë kam qenë aty për të luftuar me ndershmëri, përulësi dhe pa bërë zhurmë.
Faleminderit nga i pari deri te i fundit që ishin pjesë e kësaj periudhe.
Një falënderim i veçantë për tifozët e Elbasanit për mbështetjen”, shkruan Edon Hasani.