Serbët e konfirmojnë mungesën e parë ndaj Shqipërisë

- Bota Sot

Serbët e konfirmojnë mungesën e parë ndaj Shqipërisë

Po afrohet supersfida Shqipëri – Serbi e cila luhet në kuadër të Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror të futbolli.

Përballja do të luhet me 7 qershor në stadiumin e bukur “Air Albania” në Tiranë.

Media në Serbi konfirmojnë mungesën e parë ndaj Shqioërisë. 

Portieri i ekipit të parë Predrag Rajkoviq do ti nënshtrohet operacionit të martën e ardhshme në Finlandë

Predrag Rajkoviq, portieri i parë i kombëtares serbe, do të humbasë ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorrës.

"Portieri i ekipit të parë, Predrag Rajković, do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale të martën e ardhshme në Turku të Finlandës. Ai do të kujdeset nga Profesor Lassi Lempainen, një specialist në trajtimin e muskujve dhe tendinave", thuhet mes të tjera nga klubi arab Al Ittihad.



Lexoni të gjitha në Bota Sot