Nga “shpëtimtari i atdheut” në “tradhtar” e ndan vetëm një hap i shkurtër, veçanërisht kur je Antonio Conte dhe vepron në epokën e rrjeteve sociale.
Vendimi i trajnerit për të vazhduar bashkëpunimin me Napolin, pavarësisht pritshmërive për rikthim te Juventusi, ka ndezur zemërimin e thellë të tifozëve bardhezi.
Pak pas fitimit të titullit kampion me Napolin, Konte dukej i gatshëm të linte qytetin e Napolit dhe të kthehej në Torino, ku e priste një pankinë e zbrazët pas shkarkimit të Tiago Motës dhe tensioneve të vazhdueshme me Igor Tudorin.
Gjithçka dukej e përgatitur për rikthimin e tij me “Zonjën e Vjetër”.
Por, në një kthesë të papritur, Konte zgjodhi të qëndrojë pranë presidentit Aurelio de Laurentis, duke vënë në vështirësi Juventusin që u detyrua të kërkonte alternativa të tjera. Ky vendim shkaktoi valë të forta pakënaqësie dhe kritika nga tifozët juventinë, të cilët e konsideruan këtë zgjedhje si një tradhti të thellë.
Në rrjetet sociale, mesazhet kundër tij ishin të ashpra dhe të drejtpërdrejta: “Konte tradhtar. Përdori Juventusin për të marrë më shumë para dhe fuqi te Napoli.
Qëllimi yt i vetëm ishte të siguroje një kontratë më të gjatë dhe më të mirë, pa u ndier për popullin që të bëri atë që je sot”, shkruante një përdorues i zemëruar.