Xherdan Shaqiri e ka vlerësuar trajnerin e FC Baselit, Fabio Celestini, pas triumfit të dyfishtë, kampion dhe fitues i Kupës së Zvicrës.
“A ishte finalja e kupës kundër Biel, ndeshja e fundit e Fabio Celestini si trajner i FC Baselit? Është e mundur”, ka shkruar mes të tjera mediumi zviceran “20min”.
"Nuk kam oferta apo konsiderata të tjera për klube të tjera", shpjegoi Celestini.
Xherdan Shaqiri ka befasuar me deklaratë për trajnerin e tij.
"Jam gjithashtu kurioz të shoh se çfarë do të ndodhë", tha Xherdan Shaqiri kur u pyet për të ardhmen e e trajnerit Celestinit.
"Ai gjithashtu ka arriur diçka të madhe për FC Baselin këtë sezon dhe do të mbetet në librat e historisë përgjithmonë, pavarësisht se çfarë ndodh", vlerësoi kapiteni i FC Baselit trajnerin e tij.
"Ai tashmë ka arritur një status legjendar.
Jo shumë trajnerë kanë arritur kurorën e dyfishtë", shpjegoi Shaqiri.