Dështon edhe seanca e 25-të për konstituimin e Kuvendit

- Gazeta e Prizrenit

Dështon edhe seanca e 25-të për konstituimin e Kuvendit

Sot deputetët e Kuvendit kanë dështuar sërish për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.

Në vazhdimet e kaluara partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë, nuk kanë pranuar ta votojnë komisionin për votim të fshehtë, lidhur me zgjedhjen e kryeparlamentarit, e janë shprehur kundër propozimit për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryekuvendare.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar ta ndryshojë propozimin.

Vazhdimi i seancës është paraparë të mbahet më 4 qershor./GS



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit