Bayern Munich nis bisedimet për transferimin e yllit të Milanit

- Bota Sot

Bayern Munich nis bisedimet për transferimin e yllit të Milanit

Bayern Munich e ka intensifikuar interesimin e tyre për Rafael Leaon, duke mbajtur bisedime direkte me përfaqësuesit e yllit të Milanit. 

Sipas mediumit gjerman Kicker, Bayerni ka mbajtur bisedime me kampin e Leaos, teksa po synojnë të transferojnë një sulmues të majtë. 

Sulmuesi portugez është i hapur ndaj kësaj lëvizje, por çmimi që i ka caktuar Milani atij, raportohet mbi 100 milionë euro, mund ta bëj marrëveshjen mjaft komplekse. 

Pasi ndanë rrugët me legjendën Thomas Muller dhe po përballen me pasiguri për të ardhmen e Kingsley Coman dhe Leroy Sane, bavarezët i kanë dhënë prioritet përforcimeve në fazën e sulmit. 

Sipas Kicker, një takim sy me sy mes Bayern dhe përfaqësuesve të Leaos raportohet se është mbajtur në Mynih.

25-vjeçarit po i pëlqen ideja për t’u bërë pjesë e kampionit gjerman, por ‘Rossonerët’ në anën tjetër po ngurrojnë që ta shesin atë. 

Leao ka 12 gola dhe nëntë asistime në sezonin 2024/2025 dhe raportohet se ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh. 

Me Kupën e Botës për Klube që po afrohet, ekipi i Vincent Kompany nuk pritet që të nxitojë në negociata. 

Ata me gjasë nuk do ta plotësojnë kërkesën e Milanit dhe për këtë arsye do të eksplorojnë alternativa të tjera si Cody Gakpo, Kaoru Mitoma ose Eberechi Eze.



Lexoni të gjitha në Bota Sot