Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, AC Milan po ëndërron të sjellë mesfushorin legjendar kroat Luka Modrić në “San Siro” gjatë afatit kalimtar të verës. Ky do të ishte një nga transferimet më të bujshme të merkatos, nëse realizohet.
Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milanit, raportohet se e sheh Modrić si një objektiv të madh personal dhe e ka përmendur emrin e tij në bisedat e para të brendshme brenda klubit. Ai është duke punuar për të kuptuar nëse një transferim i tillë është realisht i mundur, duke pasur parasysh konkurrencën dhe situatën aktuale të lojtarit.
Pas vendimit të Real Madridit për të mos rinovuar me Modrić, 38-vjeçari ka marrë disa oferta nga klube në mbarë botën. Megjithatë, ai nuk po nxiton për të zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm dhe po i shqyrton me kujdes të gjitha opsionet.
Transferimi i një lojtari të kalibrit të Modrić do të ishte një mesazh i fortë nga Milani për ambiciet e sezonit të ardhshëm, ndërkohë që klubi kuqezi kërkon të rikthehet fuqishëm në garat evropiane dhe në krye të Serie A.
Për momentin, mbetet për t’u parë nëse ëndrra e Igli Tares dhe e tifozëve të Milanit do të bëhet realitet. Por një gjë është e qartë: emri i Luka Modrić tashmë është futur në planet e merkatos verore në Milano.