Garcia ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh

- Bota Sot

Garcia ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh

Barcelona ka bërë një lëvizje të fuqishme duke siguruar shërbimet e një prej talenteve më të mëdhenj të rivalëve të tyre lokalë, Espanjolit – portierin Joan Garcia, dhe duket se marrëveshja është pranë finalizimit. 

Blaugranasit kanë qenë të angazhuar intensivisht gjatë dy javëve të fundit për të bindur Garcian të bashkohet me ta, dhe duket se tashmë kanë arritur të marrin miratimin e tij. 

Nga ana e Espanjollit, nuk ka pasur pengesa për të arritur marrëveshje, qoftë me Man. Sitin, Arsenalin, Njukasëllin, Barcelonën apo ndonjë prej klubeve të tjera të interesuara.

Garcia ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh, dhe Espanjoll kërkon që kjo shumë të paguhet e plotë për të lënë të lirë portierin.  Barcelona është gati ta aktivizojë këtë klauzolë, sapo të përmbyllë detajet e kontratës personale me vetë lojtarin.

Sipas disa burimeve të ndryshme, Garcia ka miratuar tashmë transferimin te rivali i qytetit, Barcelona.  Të hënën u raportua se Arsenali ishte tërhequr nga gara, ndërsa Man. Siti mbetej si konkurenti më serioz.



Lexoni të gjitha në Bota Sot