Një lëvizje sensacionale, një ide sensacionale

- Bota Sot

Një lëvizje sensacionale, një ide sensacionale

Një lëvizje sensacionale, një ide sensacionale.

Quajeni si të doni, por opsioni i ri për mesfushën e Milanit të ri të Massimiliano Allegrit quhet Luka Modric.

Mesfushori kroat i lindur në vitin 1985, i cili sapo i ka thënë lamtumirë Bernabeut dhe që në fund të Kupës së Botës për Klube do t’i thotë gjithashtu përfundimisht lamtumirë Real Madridit, dëshiron të mbërrijë në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada në formën më të mirë të mundshme dhe është gati të fillojë një aventurë të re.

Igli Tare e di këtë dhe për këtë arsyedrejtuesit e klubit kuqezi po reflektojnë mbi mundësinë për të bërë një përpjekje, duke e ditur mirë se Topi i Artë i vitit 2018 nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për fanellën kuq e zi të veshur nga idhulli i tij Zvonimir Boban.

Prandaj, Milani nuk është një ekip si të gjithë të tjerët për Modricin dhe një telefonatë nga drejtuesit kuqezi me siguri do ta tundonte atë të paktën, edhe nëse sezonin e ardhshëm “Djalli” nuk do të luajë në kupa dhe kjo mund të peshojë.

Në të vërtetë, për momentin kjo, përveç konkurrencës së dukshme duke qenë se është një transferim i lirë, duket të jetë pengesa më e madhe sepse kroati nuk po kërkon një kontratë veçanërisht të pasur dhe ardhja e tij do t’i shtonte klas, personalitet dhe përvojë një ekipi që ka kaq shumë nevojë për të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot