Tefik Çanga në Ligën e Parë, Lindon Selimi: Ky është vetëm fillimi

- Bota Sot

Tefik Çanga në Ligën e Parë, Lindon Selimi: Ky është vetëm fillimi

Tefik Çanga e Tërnit nga Ferizaj ka ditë që është në festë pasi që kanë hyrë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Futbollisti Lindon Selimi është i ngazëllyer me këtë sukses të madh.

Sipas tij, ky është vetëm fillimi. 

“Pas nje sezoni të gjatë më shumë sakrificë, mund, djersë dhe punë të vazhdueshme arritëm qëllimin që kishim qysh në ditën e parë - titullin kampion dhe inkuadrimin në Ligën e Parë të Kosovës.

Faleminderit Kryesisë së klubit në krye me kryetarin Valon Musliu që na qëndruan pran qysh nga fillimi e deri në fund. 

Faleminderit shtabit Teknik ne krye me kryetrajnerin Sherif Topalli për punën e tyre profesionale dhe që  besuan vazhdimisht tek ne.

Faleminderit të gjithë lojtarëve që nuk kursyen asgjë nga vetja dhe dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për qëllimin e Klubit.

Një falenderim të veçantë të gjithë atyre sportdashësve të fshatit Tërn që  na përkrahën në të mirë e në të keq.

Forca KF Tefik Çanga, ky është vetëm fillimi”, ka nënvizuar Selimi.

Futbollisti Selimi ka kontribuar me 5 gola e 15 asistime në suksesin e KF Tefik Çangës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot