Lamine Yamal, ylli 17-vjeçar i Barcelonës, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Cadena Ser”, ku ka folur për sezonin që e ka shpallur një nga lojtarët më të mirë në botë. I grumbulluar me përfaqësuesen spanjolle, talenti i ri ka ndarë mendimet e tij për të ardhmen, për trofetë më të rëndësishëm dhe për vlerësimet personale të sezonit.
I pyetur për objektivin e Topit të Artë, Yamal u shpreh i qartë: “Unë hyj në fushë, luaj dhe argëtohem. Nëse duhet të ndodhë, do të ndodhë…”. Ai nuk e sheh këtë trofe si një obsesion, por si një shpërblim të natyrshëm të paraqitjeve të tij.
Kur u pyet për preferencën mes Kupës së Botës dhe Ligës së Kampionëve, Yamal nuk bëri zgjedhje: “Nuk mund të zgjedh mes tyre, sepse do të marr pjesë në të dyja, dhe do t’i fitoj të dyja”.
Në lidhje me kontratën e re të nënshkruar me Barcelonën, Yamal tha: “Doja ta zgjidhja çështjen sa më shpejt që të mundesha, për t’u përqendruar te loja. Sapo erdhi mundësia, e nënshkrova menjëherë”.
Ai komentoi edhe finalen e Champions League, ku PSG mposhti Interin 5-0: “E meritonin, sepse bënë një sezon të jashtëzakonshëm. Por nuk besoj se do të përfundonte po njësoj nëse do ta luanin përsëri”.