Dy mungesa dhe fazë në Ohër

- Bota Sot

Dy mungesa dhe fazë në Ohër

Dinamo është rikthyer ditën e djeshme në fushë për të nisur punën për ndeshjet që skuadra do të luajë në Ligën e Konferencës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon edhe disa detaje.“Dinamo City i është rikthyer sot fushës së stërvitjes në kompleksin e saj në Arbanë, duke nisur përgatitjet për sfidat europiane dhe sezonin e ri.

Trajneri Ilir Daja dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion gjithë grupin e lojtarëve që mbyllën sezonin e shkuar, me përjashtim të Naser Alijit dhe Baton Zabërgjës, të cilët janë grumbulluar përkatësisht me kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës.

Për një javë skuadra do të stërvitet në Arbanë dhe më pas do të zhvendoset drejt Ohrit për të vazhduar fazën përgatitore në kushte optimale”, shkruhet në faqen zyrtare të bluve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot