Shqipëria U-15 fiton 2:1 me përmbysje ndaj Zvicrës

- Bota Sot

Shqipëria U-15 fiton 2:1 me përmbysje ndaj Zvicrës

Kombëtarja shqiptare U-15 ka triumfuar me përmbysje në ndeshjen e parë miqësore ndaj Zvicrës, duke fituar me rezultatin 2:1.

Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje pozitive dhe siguruan fitoren falë golave të Sebastian Sinës dhe Haxhi Rrenës.

Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Hoxha (C), Ibrahimi, Neza, Muji, Cekrezi, Sina, Çomo, Perlala, Basha, Hyseni, Sharka.

Zvicra e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 19-të me golin e Zanovello Timothy.

Reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm dhe barazimi erdhi në minutën e 26-të me golin e Sebastian Sinës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë patën më shumë kontroll dhe krijuan disa raste të rrezikshme. Pas disa tentativave, ishte Haxhi Rrena që shënoi golin e dytë dhe të fitores në minutën e 76-të.

Shqipëria ruajti avantazhin deri në fund dhe ndeshja u mbyll me fitoren 2:1.

Ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-15 dhe Zvicrës U-15 do të zhvillohet më 5 qershor, në orën 10:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot