Më i mirë se Messi? Guardiola e mendon ndryshe

- Bota Sot

Më i mirë se Messi? Guardiola e mendon ndryshe

Pep Guardiola ka dhënë mendimin e tij sa i përket yllit të futbollit europian, Lamine Yamal.

Ky i fundit ka marrë gjithë vëmendjen me performancat e zhvilluara në këtë sezon, duke qenë një hap mbi të gjithë të tjerët.

Për Guardiolën, krahasimi me Messi kërkon kohë pasi argjentinasi është më i miri në histori. 

“Nëse nuk do të ketë dëmtime dhe probleme, do të ketë një karrierë të madhe.

Rroga e marrë prej tij, e merituar. Klubet nuk janë të cmendura, nëse japin një rrogë të lartë, e japin sepse lojtari e meriton.

Unë jam i surprizuar që një 17 vjecar është i aftë të bëjë gjëra të tilla.

Lëreni Yamal që të rritet dhe pastaj nisim ta krahasojmë me Mesin, lojtari më i mirë në histori”, tha Guardiola.

 



Lexoni të gjitha në Bota Sot