Luka Modrić është shumë pranë një transferimi te AC Milan pas largimit nga Real Madrid. Sipas burimeve të shumta, përfshirë “La Gazzetta dello Sport” dhe ‘Sky Sport Italia”, mesfushori kroat ka dhënë pëlqimin e tij për një kontratë njëvjeçare me Milanin, me opsion për zgjatje deri në qershor 2026 .
Modrić dëshiron të mbetet në nivelin më të lartë të konkurrencës evropiane për të qenë në formë për Kupën e Botës 2026 me Kroacinë, transmeton Kp.
Milani e sheh kroatin si lider dhe mentor për mesfushën, veçanërisht pas largimit të mundshëm të Tijjani Reijnders drejt Manchester City .
Pavarësisht moshës 39-vjeçare, Modrić vazhdon të jetë në formë të mirë, duke luajtur 57 ndeshje në sezonin e fundit me Real Madrid, me 4 gola dhe 9 asistime .
Nëse marrëveshja finalizohet, Modrić do të bashkohet me Christian Pulisic dhe do të jetë një shtesë e rëndësishme për projektin e ri të Milanit nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri.