Në skenën globale të futbollit, ku konkurrenca luhet jo vetëm në fushë, por edhe prapa skenave, del në pah një renditje shumë interesante: ajo e trajnerëve më të paguar në botë.
Edhe pse ende mungon konfirmimi zyrtar, tashmë është pothuajse e sigurt se Simone Inzaghi, i sapolarguar nag Interi, me destinacion Al Hilal në Arabinë Saudite, do të jetë trajneri me pagën neto më të lartë në nivel botëror, duke kaluar emra të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar.
Sipas vlerësimeve më të fundit, ish-trajneri i Interit do të përfitojë mes 25 dhe 26 milionë eurove neto në sezon, shifër marramendëse që e vendos atë në krye të një liste të dominuar nga protagonistë të mëdhenj të futbollit europian dhe botëror. Inzaghi, pra, jo vetëm që konfirmohet si trajner i nivelit të lartë, por arrin gjithashtu një majë ekonomike që nuk e ka parë më herët në karrierën e tij.
“Top 10” e trajnerëve më të paguar thekson edhe praninë e dy italianëve të tjerë ndër protagonistët kryesorë:
Stefano Pioli, që drejton Al Nassr, me pagë neto rreth 12 milionë euro; dhe Carlo Ancelotti, në krye të kombëtares së Brazilit, me pagë neto të vlerësuar rreth 10 milionë euro.
Ja renditja me shifrat neto vjetore:
10. Carlo Ancelotti (Brazil): 10 milionë euro
9. José Mourinho (Fenerbahçe): 10.5 milionë euro
8. Matthias Jaissle (Al Ahli): 11.5 milionë euro
7. Luis Enrique (PSG): 11.5 milionë euro
6. Stefano Pioli (Al Nassr): 12 milionë euro
5. David Moyes (Everton): 12 milionë euro
4. Mikel Arteta (Arsenal): 12.5 milionë euro
3. Diego Pablo Simeone (Atletico Madrid): 15 milionë euro
2. Josep Guardiola (Manchester City): 23 milionë euro
1. Simone Inzaghi (Al Hilal): 25-26 milionë euro
Kjo listë jo vetëm konfirmon ngritjen ekonomike të trajnerëve italianë në futbollin ndërkombëtar, por edhe pasqyron rëndësinë gjithnjë në rritje të rolit të trajnerit në një futboll gjithnjë e më globalizuar e konkurrues.
Kontrata e Inzaghit me Al Hilal nënvizon se klubet, veçanërisht ato në tregje në zhvillim, janë të gatshëm të investojnë shuma të mëdha për të siguruar figura të rangut të lartë, që mund të sjellin sukses e prestigj.
Me këtë kontratë, Inzaghi hyn në histori edhe nga ana ekonomike, duke treguar se vlera e një trajneri matet sot jo vetëm nga trofetë e fituar, por edhe nga ndikimi e konsiderata që arrin të krijojë në botën e futbollit profesionist.