Gravina apelon krenarinë italiane

- Bota Sot

Gravina apelon krenarinë italiane

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, foli për sfidën e së premtes në Norvegji, duke u ndalur edhe te vendimi i Acerbit për të mos iu përgjigjur thirrjes së kombëtares: 

“Nuk duhet të kërkojmë justifikime në këtë moment, kemi një objektiv mbi të cilin jemi të gjithë të përqendruar. Kualifikimi në Botërorin 2026 është thelbësor, jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që po përjetojmë, jo vetëm për shkak të disa dëmtimeve, por edhe lodhjes që kanë shkaktuar kampionatet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky është një moment i vështirë, por do të mbështetemi te ndjenja e madhe e krenarisë e lojtarëve tanë, e një krenarie që gjithmonë ka karakterizuar veshjen e fanellës së kombëtares.

Kjo krenari duhet të gjenerojë entuziazëm te të gjithë tifozët tanë, të cilët në vitin 2021 arritën një rezultat të jashtëzakonshëm e të paimagjinueshëm. Së bashku duhet ta arrijmë kualifikimin, që mungon prej kohësh.

Sa i përket çështjes Acerbi, nuk kam komente. Është një vlerësim personal, çdo kush ka ndjenjën e vet të përkatësisë. Nuk hyj në vlerësimet subjektive të Acerbit, mundem vetëm të shpreh keqardhjen që nuk do t’i ndajmë me të performancat në fushë. Gjithsesi, siç e theksoi edhe Spalletti, kemi lojtarë që mund ta zëvendësojnë. Nuk duhet të kërkojmë justifikime, të gjithë i njohim kushtet objektive. Nëse komentojmë vetëm vështirësitë, harrojmë aspektet pozitive. Duhet të japim gjithçka, kjo është ajo që kërkojmë nga lojtarët. Në këtë moment, më të përgatiturit duhet ta ndihmojnë kombëtaren tonë”.

Njkohësisht, Gravina foli për valorizimin e talenteve të rinj, të cilët aktualisht po gjejnë pak hapësirë aktivizimi në Itali: “Duhet të rrëzojmë një paragjykim të zakonshëm. Ne prodhojmë shumë talente, siç e dëshmon edhe fitorja e parë në histori e Kampionatit Europian U-17. Nga ana e ndërtimit dhe prodhimit të talentit, jemi ndër të parët në Europë. Problemi është se, për të krijuar një kampion, duhet t’i jepet mundësi talentit.

Ka shumë të rinj me perspektivë të madhe që margjinalizohen, lojtarë që kur aktivizohen bëjnë diferencën. Na mungon durimi dhe guximi për të investuar tek ata. Kam parë Yamal të luajë në moshën 15-16 vjeç, kishte cilësi, por nuk ishte ai i sotmi. Për t’u bërë lojtari që është sot, ai u aktivizua për dy vite me një skuadër të nivelit absolut si Barcelona.

Doué luajti kundër nesh me kombëtaren U-17 dhe U-19 dy vite më parë, nuk më dukej se kishte ndonjë diferencë të madhe, përderisa lojtarët më të mirë të turneut ishin dy italianë. Thjesht duhet të kemi më shumë guxim për t’iu dhënë hapësirë këtyre të rinjve”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot