Makelele “shenjtëron” Luis Enrique: Shumë e kanë kritikuar, por rezultoi trajneri ideal për PSG

- Bota Sot

Makelele “shenjtëron” Luis Enrique: Shumë e kanë kritikuar, por rezultoi trajneri ideal për PSG

Claude Makélélé, ish-mesfushori i PSG-së (2008-2011), shprehet shumë i kënaqur për Luis Enrique. Ai e sheh fitimin e Ligës së Kampionëve si kulmin e një sezoni ku trajneri spanjolli, duket e pabesueshme, por e vërtetë, është kritikuar shpesh.

“Klubi i fshiu gabimet e bëra gjatë viteve dhe gjeti dikë që i dha shpirt skuadrës, një trajner si Luis Enrique, – siguroi ish-ndërkombëtari francez, tashmë 52-vjeçar. – Shumë e kanë kritikuar, por unë e dija se ishte personi ideal.

Mori përsipër menaxhimin sportiv, drejtuesit i dhanë liri të veçantë veprimi për dy vite, gjë shumë e rrallë. I uroj me zemër suksese, sepse është një njeri i mirë dhe ka ndihmuar gjithë këta të rinj te PSG që të rriten”.

Edhe Sylvain Armand ka lavdëruar transformimin e skuadrës pariziene, si dhe punën e madhe të trajnerit asturian: “Jam shumë krenar për atë që kanë bërë.

Po ashtu, jam shumë i lumtur që e fituan Ligën e Kampionëve kundër Interit. Nga pikëpamja futbollistike ishte kënaqësi e vërtetë t’i shikoje të luanin në finale, ishin të pakapshëm.

Është e vështirë të konfirmohesh, por sot lojtarët e PSG kanë shumë besim tek vetja. Mbi të gjitha kanë një trajner shumë të mirë, që arrin të nxjerrë në plan të dytë egot e të gjithëve, bazohet te grupi, kolektivi. Kjo është vërtet shumë e rëndësishme në futbollin modern”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot