Anglezi Christopher Kavanagh do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Maqedoni – Belgjikë e cila luhet të premten në Shkup.
Sot, UEFA njoftoi gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet në vazhdim të kualifikimeve të Kupës së Botës 2026.
Maqedonia pret Belgjikën të premten në Arenën Kombëtare në orën 20:45.
Kavanagh do të asistohet nga bashkëkombësit e tij Lee Betts dhe Neil Davis.
Gjyqtari i katërt i ndeshjes do të jetë Samuel Barrot.