Pjesa e garantuar e tarifës që Manchester City do t’i paguajë Milanit për Tijjani Reijnders mund të jetë vetëm rreth 55 milionë euro, me pjesën tjetër të përbërë nga bonuse.
Më parë ishte raportuar se marrëveshja mes dy klubeve ishte praktikisht e përfunduar për një shumë totale rreth 75 milionë euro, përfshirë edhe shtesat.
Megjithatë, janë ngritur dyshime nga sugjerimet se pjesa ‘fikse’ e tarifës mund të jetë vetëm rreth 55 milionë euro.
Kjo do të thotë se shifra përfundimtare do të vendoset vetëm pasi Reijnders të ketë kaluar kohën e tij te Manchester City, pasi bonuset do të varen nga arritjet personale të tij dhe rezultatet e klubit gjatë asaj periudhe.
Disa nga këto bonuse konsiderohen të lehta për t’u arritur dhe thuajse të garantuara, por të tjerat do të jenë më të vështira, për shembull ato që lidhen me fitimin e Ligës së Kampionëve.
Ka edhe një situatë tjetër për t’u marrë parasysh: si pjesë e marrëveshjes fillestare kur Milani bleu Reijnders nga AZ Alkmaar në vitin 2023 për 20.5 milionë euro plus bonuse, ishte përfshirë edhe një klauzolë që AZ Alkmaar të marrë 10% të tarifës së ardhshme të shitjes.
Kjo klauzolë ka të ngjarë të vlejë vetëm për pjesën e garantuar të tarifës dhe jo për bonuset, prandaj një shifër më e ulët e ‘fixit’ mund të jetë edhe në favor të Rossonerëve. /GazetaExpress/