Shqipëria U-15 fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Zvicrës

- Bota Sot

Shqipëria U-15 fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Zvicrës

Kombëtarja shqiptare U-15 ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Zvicrës, e zhvilluar sot në stadiumin e Vorës.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin minimal 1-0, falë golit të shënuar nga sulmuesi dhe kapiteni Haxhi Rrena.

Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Bastian Brungaj (GK), Drion Ibrahimi, Denis Nikolli, Rian Neza, Albion Muji, Sebastian Sina, Angelos Como, Lorenc Prelala, Haxhi Rrena (C), Fabio Hyseni dhe Gentjan Sharka.

Shqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen, duke gjetur golin që në minutën e 13-të me Haxhi Rrenën. Kuqezinjtë mbajtën ritmin e lartë dhe dominuan me raste të shumta gjatë gjithë ndeshjes.

Trajneri Dama bëri shumë ndërrime që në pjesën e parë, për t’u dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të marrin minuta në fushë. Gjatë takimit u aktivizuan edhe: Klevis Basha, Kevin Rroci, Aend Cekrezi, Marsid Hoxha, Glen Macaj, Joart Mile, Gabriel Palmieri, Erjon Vajushi dhe Rajan Dybeli.

Dy miqësoret ndaj Zvicrës U-15 u mbyllën me dy fitore për kuqezinjtë, që në përbërje kanë shumë futbollistë nga akademia e FSHF-së “Elite Youth Development Academy”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot