Gjermania shihej si favorite për një vend në finalen e Ligës së Kombeve, teksa përballej me Portugalinë.
Por roli i favoritit ka mbetur në letër, sepse në fushën e lojës ka qenë Portugalia ajo që ka luajtur më mirë dhe me meritë ka siguruar një vend në finalen e së dielës në Mynih.
Një tjetër zhgënjim në Gjermani dhe trajneri Nagelsman nuk u ka shpëtuar kritikave.
Përtej tyre, vetë Negelsman ka folur për mediat gjermane pas takimit, duke e bërë të qartë se skuadra e tij duhej të kishte luajtur më mirë për të qenë ajo finaliste.
“Na vjen keq sepse pritshmëritë ndaj nesh ishin të mëdha.
Jemi munduar të bëjmë më të mirën, pavarësisht faktit se kemi pasur shumë mungesa. Në fund nuk kemi bërë aq sa duhet dhe e kemi paguar me eliminimin.
Është për të ardhur keq, sepse dëshironim një vend në finale para publikut tonë”, deklaroi Nagelsman.
Duke vijuar në këtë temë, trajneri i Gjermanisë ka saktësuar se dhe kjo humbje është pjesë e rritjes së “Nationalmannschaft”, që normalisht si objektiv madhor ka Kupën e Botës vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë e Kanada.
Çdo ndeshje është një mësim, pavarësisht rezultatit.
Mund të kishim bërë më mirë, por ndoshta kjo është një mundësi për të kuptuar më shumë se ku jemi”, deklaroi trajneri i Gjermanisë