Shpresat kuqezi marrin fitoren e parë, mposhtin Hungarinë

- Bota Sot

Shpresat kuqezi marrin fitoren e parë, mposhtin Hungarinë

Shqipëria U21 ka fituar miqësoren e parë prej dy të planifikuarave për muajin qershor. Kuqezinjtë e vegjël kanë mposhtur bashkëmoshatarët e Hungarisë në transfertë me shifrat 1:2.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, teksa të gjithë golat u shënuan në fraksionin e dytë të lojës.

Dodaj tundi rrjetën i pari në minutën e 46 të takimit, ndërsa në të 74-tën Dragoneri riktheu baraspeshën.

Por ky ekuilibër zgjati vetëm 2 minuta, pasi në minutën e 76 Osmani shënoi golin e fitores.

Kuqezinjtë do të luajnë miqësoren e dytë në datën 8 qershor, duke nisur nga ora 19:00, kundër Turqisë U21.



Lexoni të gjitha në Bota Sot