ShKShMK ka bërë të ditur se operacioni i kërkimit është pezulluar për momentin, deri në grumbullimin e informacioneve të reja dhe të nevojshme.
“Me datë 23.06.2025, Shërbimi Kërkim Shpëtim Malor i Kosovës (ShKShMK) ka ndërmarrë një operacion kërkimi për një qytetar, i cili është raportuar i humbur që nga orët e vona të datës 22.06.2025. Një skuadër e ShKShMK-së, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe banorët e fshatit, ka krehur një perimetër të gjerë në fshatin Gorozhup”.
Informacione për Personin e Humbur:
* Emri: Nebi Tejeci
* Vendbanimi: Fshati Gorozhup