Dështon edhe përpjekja e 46-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

- Gazeta e Prizrenit

Dështon edhe përpjekja e 46-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Përpjekja e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pa sukses këtë të dielë, duke e thelluar edhe më shumë krizën institucionale.

Në sallë ishin 82 deputetë. Prej tyre, 43 votuan për asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

As këtë seancë nuk munguan as tensionet mes deputetëve të partive të ndryshme politike, të cilët shkëmbyen akuza për bllokimin e institucioneve dhe mungesën e vullnetit për zgjidhje.

As kësaj radhe nuk pati kuorum për votimin e kryetarit të Kuvendit, duke lënë vendin pa një legjislaturë funksionale.


Seanca e radhës do të mbahet të martën nga ora 11:00.

Kujtojmë se Kuvendi ka dështuar të konstituohet që nga zgjedhjet e fundit parlamentare.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit