Vjedhje e rëndë në Prizren– Mbi 120 mijë euro para dhe ar avullohen nga hajnat një shtëpi

- Gazeta e Prizrenit

Vjedhje e rëndë në Prizren– Mbi 120 mijë euro para dhe ar avullohen nga hajnat një shtëpi

Një vjedhje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Serbicë e Epërme, komuna e Prizrenit, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë vjedhur shuma marramendëse parash dhe stoli ari, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të sigurta të Sinjalit brenda hetuesisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të 14 korrikut, në rrugën “Martirët e Tivarit”.

Ankuesi në këtë rast, K.K rreth 22-vjeçar, ka deklaruar para Policisë se kur është zgjuar, ka vërejtur se shtëpia e tij është hallkatur nga persona të panjohur.

Sipas tij, nga shtëpia i mungojnë: mbi 80 mijë euro para të gatshme, dhe stoli ari në vlerë prej 40 mijë eurosh, duke e çuar dëmin e përgjithshëm mbi 120 mijë euro.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit dhe forenzika e nivelit të stacionit, ndërsa më pas janë përfshirë edhe njësia e hetimeve dhe forenzika rajonale, të cilët kanë marrë në dorë rastin dhe janë duke zhvilluar hetimet.

Deri më tani, nuk ka persona të dyshuar dhe as ndonjë të arrestuar.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit