Në pikat kufitare të Kosovës, pritjet vazhdojnë të jenë të gjata, veçanërisht në Hani i Elezit ku në dalje pritjet arrijnë deri në 45-60 minuta me kolona automjetesh prej 800 metrash.
Te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje dhe dalje janë rreth 20 minuta, me kolona deri në 100 metra në hyrje dhe 200 metra në dalje.
Në Jarinje, pritjet në hyrje janë 25-30 minuta, ndërsa në dalje 5-10 minuta.
Derisa në Merdarë, pritjet janë më të shkurtra, nga 5-10 minuta në hyrje dhe 10-15 minuta në dalje, me fluks të moderuar.