Shkëmbi pas fitores ndaj Makedonija GJ.P

- Bota Sot

Shkëmbi pas fitores ndaj Makedonija GJ.P

Bledi Shkëmbi ka debutuar me fitore në bankën e Struga Trim Lum në sezonin e ri futbollistik në Ligën e Parë.

Për Shkëmbin do të jetë kjo hera e parë që do të drejtojë një skuadër në Maqedoninë e Veriut…

Trajneri Bledi Shkëmbi është ndarë i kënaqur me fitoren e djeshme ndaj Makedonija GJ.P në ndeshjen hapëse të sezonit të ri futbollistik në elitën e futbollit.

Fitorja 2:0 dhe 3 pikët e fituara janë shumë të rëndësishme në fillim të kampionatit, pasi zakonisht ndeshjet e para janë shumë më të vështira për çdo skuadër, derisa sa të fitojë ritmin e duhur, ndërsa një gjë të tillë në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, pohoi edhe vetë trajneri Shkëmbi.

Vlerësimi i trajnerit Bledi Shkëmbi pas ndeshjes me Makedonija Gj.P.:

“Më vjen mirë për fitoren e sotme. Është kjo një fitore e ëmbël për mua, pasi e arrijë në debutim, e që don të thotë shumë. Është normale që kur fitonë të ndjehesh mirë. Jam i kënaqur me 3 pikët e fituara, por në mënyrën se si luajtëm, mund të them se kemi akoma shumë punë për të bërë.”

“Ashtu si luajtëm sot, nuk është se më pëlqeu shumë. Them se kishim edhe momente jo të mira. Patjetër që në vazhdim të kampionatit do të jemi më skuadër, do të luajmë edhe më mirë, pasi sa më shumë kohë të kalojë, mendoj se skuadra do të funksionojë shumë më mirë.”

“Patjetër më duhët të përshëndes publikun strugan, pra gjithë ata që ishin prezent sot në shkallët e stadiumit. Do të doja që në ndeshjet e ardhshme të jenë në numër edhe më të madh për të na mbështetur, pasi mbështetja e tyre ka shumë peshë për neve si skuadër. Bashkë mund të bëjmë shumë gjëra të mira.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot